Postimi që u fshi menjëherë/ Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ publikon foton nga festa e bebit të së motrës dhe bën deklaratën e papritur

0
293

Vetëm pak javë para lindjes së fëmijës së dytë, trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha organizoi një ‘baby shower’.

Ajo publikoi dy foto nga kjo festë ku në njërën prej tyre shfaqet me Lorin dhe në tjetrën shiheshin gotat e alkoolit dhe ushqimi.

“Në mes të gjithë panikut, këtë fundjavë pata babyshower-in më të veçantë për fëmijën me të afërmit dhe me të dashurit e mi”, shkruan Sara Hoxha krahas këtyre fotove.

Mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen është një postim i Lorit, e cila ka publikuar një foto nga festa dhe duket se nuk i pëlqen aspak periudha që po kalon e motra.

“Gjëja që pëlqej më shumë tek vetja është që nuk jam shtatzënë”, shkruante ajo, por duket se është bërë pishman dhe këtë postim e ka fshirë vetëm pas pak minutash.

Nuk dihet çfarë e ka shtyrë Lorin ta bëjë dhe më pas ta fshijë këtë deklaratë, e cila prek drejtpërsëdrejti të motrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here