Google search engine
Home Sport Fabien Barthez bëhet trajner i portierëve të Francës

Fabien Barthez bëhet trajner i portierëve të Francës

0
28

Franca po ndryshon stafet teknike. Kështu, legjenda Fabien Barthez u emërua trajneri i ri i portierëve të Francës. Barthez bashkohet te përfaqësuesja francez e futbollit me legjendën Zinedine Zidane. Zidane u emërua selektor i Francës muajin e kaluar me një kontratë katërvjeçare.

Zidane dhe Barthez luajtën së bashku kur Franca fitoi Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2000. Barthez u paraqit 87 herë për Francën dhe ndeshja e tij e fundit ishte finalja e Kupës së Botës 2006, ku Zidane u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë për një goditje me kokë ndaj Marko Materazi të Italisë.

55-vjeçari Barthez luajti për Tuluse, Marsejë, Mançester Junajtid dhe Monako gjatë karrierës së tij. Franca do të luajë në udhëtim kundër Turqisë në Ligën e Kombeve më 25 shtator dhe tre ditë më vonë kundër Belgjikës po ashtu si mysafire.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here