Home Sport Dueli i portierëve shqiptarë në superkupën greke

Dueli i portierëve shqiptarë në superkupën greke

0
24

Në ndeshjen e superkupës së Greqisë dy portierë shqiptarë u vunë përballë njëri-tjetrit, por në fund njëri festoi e tjetri jo, në fakt zhgënjeu Tomas Strakosha. Kështu, AEK i Athinës luajti dje përballë OFI të Kretës në ndeshjen dramatike që u vendos nga penalltitë. Sfida nisi vetëm me Pilon në fushë në radhët e AEK, që kaloi i pari në avantazh, por më pas u përmbys nga OFI. Dukej gjithçka e mbaruar, por në minutën e fundit shtesë, AEK gjeti barazimin për rezultatin 2-2.

Në atë moment, trajneri i AEK hodhi në fushë Strakoshën, meqë sfida do të kalonte direkt te penalltitë, pasi rregullorja nuk parashikonte kohët shtesë, duke shpresuar që gardiani kuqezi të bënte heroin. Por për fat të keq, Strakosha nuk arriti të bëhej protagonist duke ndalur ndonjë penallti dhe në fund ishte OFI që fitoi me shifrat 5-4. Kështu, skuadra e OFI-t shkroi historinë me fitoren e Superkupës, ndërsa mes lojtarëve që morën medalje ishte edhe portieri Klidman Lilo, i cili ishte në stolin e rezervave në këtë duel.

Sulmuesi/ Dëmtohet Muçi, do t’i mungojë dy javë Trabzonsporit

Ernest Muçi pritet t’i mungojë të paktën dy javë Trabzonsporit për shkak të tendosjes, hemorragjisë dhe ënjtjes në pjesën sipërme të muskulit të këmbës së majtë. Muçi ndjeu dhimbje në muskulin e këmbës së majtë gjatë stërvitjes, ndërsa menjëherë iu nënshtrua rezonancës magnetike. Ekzaminimet zbuluan se lojtari kishte gjakderdhje dhe ënjtje në pjesën e sipërme të muskulit të këmbës së majtë për shkak të tendosjes. Edicionin e kaluar, 25-vjeçari i Shqipërisë shënoi 11 gola dhe asistoi katër herë në 27 paraqitje në Superligën e Turqisë.

Muriqi me pasaportë turke do të luajë si vendas me Fenerbahçen

Fenerbahçe ka bërë kërkesë të mërkurën në Federatën e Futbollit të Turqisë që Vedat Muriqi të njihet si lojtar vendor, pasi sulmuesi i Kosovës posedon pasaportë turke. Muriqi mori shtetësinë turke në vitin 2015. “Fenerbahçe thuhet se është duke pritur vendimin nga federata dhe nëse kërkesa miratohet, Vedat Muriqi do të luajë si lojtar vendas. Fenerbahçe do të bëjë ndryshime në planin e skuadrës nëse Verat Muriqi fiton të drejtën për të luajtur si lojtar vendas.

I lindur në Prizren, lojtari mban pasaporta kosovare dhe shqiptare, dhe mori shtetësinë turke në vitin 2015 ndërsa luante për Giresunspor. Emri zyrtar i futbollistit me përvojë është i regjistruar si Vedat Muriç”, shkruan mediumi turke “Ajanspor”. Muriqi të martën mbrëma debutoi te Fenerbahçe, pas rikthimit. Luajti nga minuta e 77-të për Fenerin ndaj Shturm Grazit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Muriqi e nisi karrierën në Kosovë te Liria. Është i lindur në Prizren.

Më pas luajti për Teutën e Durrësit dhe Besën e Kavajës, përpara se në vitin 2014 t’i bashkohej Giresunsporit turk. Në Turqi luajti edhe për Gençlerbirligin dhe Rizesporin, kurse një edicion ishte te Fenerbahçe. Muriqi luajti tetë ndeshje për Shqipërinë U21 para se t’i bashkohej Kosovën. Me fanellën e Kosovës, Muriqi debutoi në ndeshjen ndaj Ukrainës më 9 tetor 2016.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here