Google search engine
Home Lifestyle Histori 10 TON AR NË FUND TË DETIT, POR BRITANIA U TËRHOQ PËR...

10 TON AR NË FUND TË DETIT, POR BRITANIA U TËRHOQ PËR TË MOS E ZEMËRUAR SPANJËN!

0
21

Kjo ngjarje duket si skenar filmi, por është histori e vërtetë!

Më 1 mars 1694, luftanija britanike HMS Sussex, krenaria e Marinës Mbretërore me 80 topa, u përfshi nga një stuhi e tmerrshme pranë Gjibraltarit dhe u fundos në thellësitë e Mesdheut.

Bashkë me të humbën qindra marinarë dhe, sipas dokumenteve historike, rreth 10 ton monedha ari dhe argjendi, të destinuara si pagesë sekrete për Dukën e Savojës. Anglia po përpiqej me ble besnikërinë e tij dhe me e mbajtë në luftë kundër Francës së Luigjit XIV.

Vlera e thesarit sot mund të arrijë në rreth 5.5 miliardë funte!

Pas tre shekujsh, kompania amerikane Odyssey Marine Exploration besohet se e lokalizoi rrënojën në thellësi të detit. Në vitin 2002, ajo arriti marrëveshje me Qeverinë britanike për kërkimin dhe ndarjen e thesarit.

Por pastaj filloi beteja e vërtetë.

Jo me topa.

Jo me anije luftarake.

Por me diplomaci, pretendime territoriale dhe presion politik.

Anijet kërkimore raportohet se ndaloheshin vazhdimisht nga Guardia Civil spanjolle. Madridi kundërshtonte operacionin për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ujërat përreth Gjibraltarit. Dokumente diplomatike të publikuara së fundmi tregojnë se Britania përfundimisht u tërhoq, sepse nuk deshi ta rrezikonte marrëdhënien me Spanjën për një thesar që ende nuk ishte verifikuar plotësisht.

Pra, potencialisht, 5.5 miliardë funte në ar vazhdojnë të qëndrojnë në fund të detit, ndërsa mbi to rëndojnë 332 vjet histori, luftë, tragjedi dhe heshtje diplomatike.

Rasti i HMS Sussex na e kujton një të vërtetë të madhe:

Pasuria nuk i takon gjithmonë atij që e gjen. Shpesh i takon atij që ka fuqinë politike, durimin dhe guximin me e marrë.

Dhe pyetja që tash po kthehet fuqishëm në Britani është:

A duhet Londra me u rikthy për thesarin e saj, apo ari duhet të mbetet përgjithmonë në varrin e errët të Mesdheut?

Kerkimi duhet të rifillojë. Me teknologjinë që ekziston sot, ky nuk është më vetëm një kërkim thesari. Është rikthim i historisë nga fundi i detit.

Burimet: The Daily Telegraph⁠, The Guardian⁠, kabllogrami diplomatik i publikuar nga WikiLeaks⁠

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here