Google search engine
Home Ekonomi Banka e Shqipërisë “vë bast” kundër inflacionit: Rritja nga nafta dhe qiratë,...

Banka e Shqipërisë “vë bast” kundër inflacionit: Rritja nga nafta dhe qiratë, goditja do të jetë kalimtare

0
26

Banka e Shqipërisë konfirmon besimin se vala inflacioniste do të jetë kalimtare. Në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit, thuhet se inflacioni u rrit gjatë tremujorit të dytë, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës në tregjet botërore dhe e rritjes së çmimeve në disa kategori shërbimesh në vend. Inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në një nivel mesatar prej 3% në tremujorin e dytë, nga 2.5% në tremujorin e parë, duke pasqyruar forcimin e presioneve të huaja dhe të brendshme inflacioniste.

Në terma të përbërësve të shportës, rritja e tij u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në tregun global pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe nga rritja e inflacionit të shërbimeve. Në terma makroekonomikë, rritja e çmimeve në tregjet e huaja u përcoll edhe në ekonominë shqiptare, ndonëse, sipas Bankës sëShqipërisë, mbiçmimi i Lekut vijoi të amortizojë transmetimin e tyre në çmimet vendase.

Nga ana tjetër, presionet e brendshme u nxitën nga rritja e çmimeve të disa shërbimeve të lidhura me transportin dhe turizmin dhe nga kontributi ende i lartë i qirave. Por, duke përjashtuar inflacionin e qirave, Banka Qendrore vlerëson se inflacioni i brendshëm mbetet në përputhje me objektivin e stabilitetit të çmimeve. Banka e Shqipërisë ende vlerëson se pritjet për inflacionin në të ardhmen mbeten të qëndrueshme, duke reduktuar përcjelljen e goditjes së ofertës në efekte të mëtejshme gjatë raundit të dytë.

Pas një rritjeje të përkohshme në afatin e shkurtër, inflacioni pritet të bjerë gradualisht drejt objektivit prej 3%, i mbështetur nga rritja e ekonomisë pranë potencialit dhe pritjet e ankoruara për inflacionin. Por, sidoqoftë, në raport theksohet edhe njëherë se pasiguritë për të ardhmen mbeten relativisht të larta. Këto pasiguri diktohen nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, tensionet gjeopolitike dhe ndikimet e tyre mbi inflacionin dhe aktivitetin ekonomik të partnerëve tregtarë të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here