Google search engine
Home Aktualitet Automjetet në radhë kilometrike, trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

Automjetet në radhë kilometrike, trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

0
25

Trafik i rënduar dhe radhë automjetesh që arrijnë deri në pesë kilometra janë shënuar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan mesditen e kësaj të enjteje, veçanërisht në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe pranë tunelit të Krrabës, një fenomen ky shqetësues që ndodh shpesh në këtë aks rrugor.

Pavarësisht se ndodhemi në mes të muajit gusht, periudhë kur tradicionalisht shumë qytetarë janë me pushime, fluksi i mjeteve drejt juglindjes së vendit mbetet mjaft i lartë.

Me mijëra automjete janë drejtuar nga Tirana drejt juglindjes së vendit gjatë kësaj të enjteje, siç shihet nga pamjet e mbërritura në redaksinë e CNA-së.

Lëvizja e qytetarëve ndikohet edhe nga ngjarjet kulturore e turistike në rajonin e juglindjes, ku në Korçë ka nisur tashmë “Festa e Birrës”, ndërsa Pogradeci vazhdon të tërheqë një numër të madh turistësh.

Situata është ndërlikuar edhe prej trafikut të shtuar që krijohet nga komunikimi i vazhdueshëm i bizneseve mes qytetit të Tiranws dhe Elbasanit dhe anasjelltas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here