Futbolli shqiptar është duke kaluar një krizë të thellë, teksa kjo gjë është lehtësish e dallueshme. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga nesër, presidenti Armand Duka të realizojë takime me të gjithë presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, teksa fokusi do të jetë procesi i licensimit dhe rritja e kapaciteteve organizative dhe menaxheriale te klubeve.
FSHF bën me dije që në bashkëpunim me ekspertë të UEFA-s, do të o të organizojnë një seri trajnimesh, me qëllim rritjen e organizimit dhe menaxhimit nga klubet.
Këto trajnime do të mbulojnë të gjithë aspektet organizative të një klubi futbolli, duke u fokusuar në menaxhimin dhe raportimin më të mirë financiar, shfrytëzimin e Marketingut dhe Marrëdhënieve Publike si një mjet për gjenerimin e të ardhurave, rregullimin e të gjithë aspekteve juridike dhe njohjen e gjithë rregulloreve disiplinore të UEFA-s dhe FIFA-s, sigurinë në stadiume dhe masat e nevojshme për organizimin e një ndeshjeve, si dhe shumë element të tjerë thelbësore për një menaxhim cilësor dhe efikas.
Përtej anës organizative dhe menaxheriale, ky cikël trajnimesh do të përmbajë edhe elementë sportivë, siç është organizimi dhe menaxhimi efikas i akademive, si aseti më i madh që ka një klub futbolli.