Google search engine
Home Politike Skandali i Ami Kozelit, kreu i ARRSH-së në gjurmët e Berberit dhe...

Skandali i Ami Kozelit, kreu i ARRSH-së në gjurmët e Berberit dhe Gjylit

0
14

Dhënia e tenderave në mungesë të garës mbetet një plagë e hapur në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Ky institucion ka mbyllur së fundmi procedurën për përmirësimin e vijëzimeve, tabelave rrugore dhe elementeve të sigurisë në akset e Rajonit Qendër-Perëndim, Loti 2, duke çuar paratë publike në një rrugë pa asnjë rivalitet tregtar. Arka e shtetit ka vënë në dispozicion plot 191 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro, për një punë që kërkohet të përmbyllet brenda një afati 8-mujor.

Por aty ku pritej një garë e ethshme ofertash për një fond aq të majmë, çuditërisht në tryezën e komisionit mbërriti një subjekt. Në tender mori pjesë vetëm një kompania “R.S. & M”, e cila hyri në garë e vetme dhe fitoi me një ofertë sa 90% e fondit limit.

Por aty ku pritej një garë e ethshme ofertash për një fond aq të majmë, çuditërisht në tryezën e komisionit mbërriti një subjekt. Në tender mori pjesë vetëm një kompania “R.S. & M”, e cila hyri në garë e vetme dhe fitoi me një ofertë sa 90% e fondit limit.

Ligji për prokurimet publike e lejon procedurën pa konkurrencë vetëm si një përjashtim ekstrem, kryesisht në kushtet e emergjencave të paparashikuara kombëtare apo natyrore. Sidoqoftë, mbetet e pakuptueshme se çfarë “emergjence” kombëtare ka pasur Autoriteti Rrugor për të nxituar me vijëzimin e asfaltit apo vendosjen e tabelave në Rajonin Qendër-Perëndim, sa për të anashkaluar garën e hapur. Sa herë që miliona euro jepen në këtë formë, hija e favorshmërisë dhe paracaktimit të fituesit bie menjëherë mbi procedurën, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi përdorimin e parave të taksapaguesve. Ky prokurim i shtohet një liste të gjatë dosjesh që ngrenë hije të forta dyshimi, verifikimi i të cilave tani mbetet në dorën e institucioneve të drejtësisë.

Zyrat e ARRSH-së kanë parë muajt e fundit t’u mbyllen dyerve drejtues të njëpasnjëshëm, teksa hetimet për abuzime me fondet publike kanë marrë përmasa penale. Dy ish-titullartë e këtij institucioni, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli, përballen sot me procese të rënda ligjore të nisura nga SPAK pikërisht për tenderat e dyshimtë. Megjithatë, urojmë që të njëjtin gabim mos ta bëj edhe pasuesi i tyre Ami Kozeli, raporton “vna.al”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here