Google search engine
Home Sport Rrahmani shënoi përballë grekëve, Napoli i beson shqiptarit

Rrahmani shënoi përballë grekëve, Napoli i beson shqiptarit

0
34

Në kampionatin italian lojtarët shqiptarë janë përshtatur më mirë dhe një pjesë kanë mundur të luajnë edhe në nivele të larta, sikurse ka ndodhur me Berat Gjimshitin, Elseid Hysajn, Kristjan Asllanin, Ardijan Ismajlin e Ylber Ramadanin, por edh futbollistë të tjerë. Përgjithësisht performanca e lojtarëve shqiptarë në Serie A ka qenë e nivelit mesatar. Kuptohet, një kontigjent i madh luan edhe në nivelet e tjera të futbollit italian, por vëmendjen e marrin ata që luajnë në elitë.

Thënë ndryshe, performanca e lojtarëve shqiptarë në radhët e klubeve italiane është vërtet cilësore dhe këtë e dëshmoi edhe Amir Rrahmani që luan në radhët e Napolit prej disa vitesh, duke qenë edhe një nga lojtarët më të mirë të klubit të njohur italian. Në fakt, Amir Rrahmani realizoi supergol të mërkurën mbrëma për Napolin ndaj Arisit grek në fitoren e thellë 6:2. Rrahmani, që luajti 70 minuta në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Teofilo Patini”, një ditë më pas ka qenë në qendër të vëmendjes në mediumet italiane.

“Corriere dello Sport” e ka vlerësuar Rrahmanin, ndërsa ka shkruar se kapiteni i Kosovës vazhdon të mbetet lojtari në të cilin duhet të mbështetet trajneri Masimiliano Alegri. “Rrahmani meriton të përmendet veçanërisht. Shënoi gol nga distanca dhe mbi të gjitha pati paraqitje të liderit, në një moment shumë të vështirë për mbrojtjen. Pati përqendrim të lartë, intensitet, i vëmendshëm në mbulim dhe në ndërtim dhe pjesëmarrje në ndërtimin e aksioneve”, ka shkruar mediumi i njohur italian.

Rrahmani shënoi për 1:0 në minutën e 19-të. Skot McTominay dhe Kevin De Bruyne e Lorenzo Luka me nga dy gola secili, i realizuan golat e tjerë. Kujtojmë që Rrahmani ëhstë gjithashtu kapiten i përfaqësueses së Kosovës. ai ka luajtur në fillimet e tij me Kombëtaren kuqezi, por hoqi dorë në vitin 2016, duke zgjedhur Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here