Google search engine
Home Bota Angli/ Treni me 150 pasagjerë del nga shinat dhe përmbyset në anë...

Angli/ Treni me 150 pasagjerë del nga shinat dhe përmbyset në anë të rrugës

0
27

Një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Në tren ndodheshin rreth 150 pasagjerë. Ai po udhëtonte nga Londra drejt Sussex-it kur doli nga shinat, sipas shërbimeve të emergjencës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën tre vagonë të përmbysur, ndërsa në zonë mbërritën menjëherë ambulanca dhe ekipet e emergjencës.

Ndërkohë pasagjerët e përshkruan ngjarjen të frikshme. “Treni filloi të lëvizte nga njëra anë në tjetrën dhe doli nga shinat. Na u duk sikur ishim në ajër”, tha një prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here