Dashi
Mos u ndje keq për veten duke menduar se puna jote nuk është e rëndësishme ose kuptimplotë. Puna jote e palodhur bën një ndryshim të madh për njerëzit përreth teje, prandaj bëje punën tënde me krenari. Do të marrësh shumë merita.
Demi
Planifikimi juaj do të përballet me mundësi, duke krijuar recetën për atë që disa njerëz do ta quanin “fat”. Megjithatë, kjo është shumë më tepër sesa thjesht fat. Ju keni fituar shpërblimet e jashtëzakonshme që do t’ju vijnë falë guximit.
Binjakët
Ngadalëso ritmin dhe do të vëresh një mundësi që mund të mos e kesh vënë re në dy ditët e fundit, sepse po lëvizje shumë shpejt dhe ishe shumë i shqetësuar për axhendën e të tjerëve. Tani që ke ngadalësuar ritmin do të vëresh atë çfarë duhet.
Gaforrja
Mbaje fjalën tënde! Nëse thua se do ta telefonosh dikë përsëri, atëherë telefonoje. Nëse thua se do ta kesh bërë diçka deri sot, atëherë bëje. Të tjerët po ju monitorojnë.
Luani
Nxirrni faktet që keni mbledhur dhe arkivuar së fundmi. Është e nevojshme që ju t’ia provoni çështjen tuaj dikujt të rëndësishëm. Informacioni juaj papritmas po bëhet shumë më i vlefshëm. Mos kini frikë ta përdorni atë në avantazhin tuaj.
Virgjëresha
Ji i hapur ndaj ideve dhe mundësive të papritura. Edhe planet e hartuara mirë do të kenë sukses vetëm nëse je i gatshëm të përqafosh atë që nuk e ke planifikuar. Tregohu mendje hapur ndërsa qëndron I vendosur pas të vërtetës. Kjo është rruga jote drejt suksesit.
Peshorja
Plani yt është i mirë, por nuk po arrin t’i puthisësh të gjitha gjërtat bashkë. Ndihesh sikur të gjitha format janë kundër teje. Mos u frustro. Ndiq një qasje metodike, hap pas hapi.
Akrepi
Një qasje artistike dhe imagjinative është thelbësore, por vetëm nëse jeni në gjendje ta integroni atë me përparimet teknologjike të epokës. Ju jeni në pozicionin e përsosur për të kombinuar të dy këto aspekte në një.
Shigjetari
Do të biesh në konflikt me dikë që përpiqet të të imponojë një ide të tij. Mbaj mend se jo gjithçka është aq e thjeshtë dhe racionale sa mund të sugjerojë ky person. Ka faktorë të papritur që të dy duhet t’i merrni në konsideratë.
Bricjapi
Ka gjasa të bëhesh nervoz për një ngjarje të papritur në punë. Asgjë nga ato që po bën nuk duket se e zgjidh situatën, duke u acaruar kështu edhe më shumë me njerëzit dhe rrethanat përreth teje. Relaksohu dhe mos u shqetëso. Situata do të përmirësohet.
Ujori
Je në një pozicion fantastik sot dhe ke mjetet që të nevojiten për të dalë mbi çdo situatë në të cilën ndodhesh. Ki besim te vetja dhe përqafo të gjitha sfidat pa i gjykuar të tjerët. Suksesi është i yti.
Peshqit
Dikush me të cilin punoni mund t’ju ketë thënë se duhet t’i bëni gjërat në një mënyrë të caktuar, por tani do të jeni të lumtur që e keni dëgjuar veten dhe jo këshillën e personit tjetër. Sot do të jetë mjaft e qartë se mënyra juaj është mënyra e duhur.







































