Javën që kaloi ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri një deklaratë të fortë pas shtyrjes së gjyqit për të tretën herë te Krimet e Rënda.
Në seancën e herës së kaluar u tha se prokuroria ka humbur 3 fashikuj. Ndërkohë, në një prononcim për mediat jashtë gjykatës Tahiri foli me tone të ashpra duke u shprehur se si mund të humbin letrat në prokurori, pasi kjo ishte edhe arsyeja e shtyrjes së seancës.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për herë të katërt. I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.



