Google search engine
Home Sport Të shtunën zbardhet lista e Kombëtares

Të shtunën zbardhet lista e Kombëtares

0
28

Liga e Kombeve është një mundësi e madhe për ekipet përfaqësuese që të tregojnë potencialin e tyre, të luftojnë për trofe dhe kualifikim si një shans për Botërorin e ardhshëm. Ndaj ajo vlerësohet maksimalisht nga federatat anëtare të UEFA-s por edhe stafet teknike të skuadrave. Për trajnerin italian Maran, ndeshjet e Ligës së Kombeve janë edhe matësi i punës së tij dhe ai e di rëndësinë e këtyre ndeshjeve për vazhdimësinë e tij në krye të ekipit.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare do të nisë këtë fundjavë përgatitjet për ndeshjet e UEFA Nations League, me kuqezinjtë që do të kenë një kalendar të ngjeshur gjatë muajve shtator dhe tetor, me katër sfida në program. Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të shpallë të shtunën, më 19 shtator, në orën 11:00 në Shtëpinë e Futbollit, listën e lojtarëve të grumbulluar për këto përballje. Shpalljen e listës, tekniku italian do ta bëjë gjatë konferencës për media, ku do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe do të komentojë zgjedhjet e tij për sfidat e radhës. Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Bjellorusinë në shtëpi, më 26 shtator, ndërsa tre ditë më pas do të udhëtojnë drejt San Marinos për ndeshjen e 29 shtatorit.

Më pas, Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Finlandës më 3 tetor, përpara se të rikthehet në shtëpi për sfidën e dytë ndaj San Marinos, më 6 tetor. Ndërkohë, grumbullimi i skuadrës do të nisë të hënën, kur lojtarët e ftuar do të bashkohen me ekipin dhe do të zhvillojnë pasditen e po asaj dite seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit. Katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit do të jenë një tjetër etapë e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që synon të vijojë rrugëtimin në UEFA Nations League me përgatitje maksimale dhe përkushtim në çdo sfidë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here