Chelsea do të jetë pa sulmuesin Joao Pedro për rreth tre javë e gjysmë, pas një dëmtimi në gju.
Sipas “ESPN Brasil”, ekzaminimet mjekësore zbuluan një ënjtje në gju, të shkaktuar nga një dëmtim që prek ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) dhe ligamentin kolateral medial (MCL).
Pas kontrolleve, sulmuesit i është rekomanduar të pushojë për rreth tre javë e gjysmë. Si pasojë, ai do të mungojë në ndeshjen e së premtes ndaj Brentfordit.
Joao Pedro është tërhequr gjithashtu nga grumbullimi i Brazilit për shkak të këtij problemi.
Sulmuesi pritet ta shfrytëzojë periudhën e pushimit ndërkombëtar për t’u rikuperuar, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të Chelseat.






































