Home Politike Drejtesi SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron praktikat te...

SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron praktikat te Ministria e Financave

0
22

SPAK ka nisur hetimet për çështjet e pagave të gjyqtarëve. Gazetarja Klodiana Lala tha se ka sekuestruar praktikat te Financat.

Kujtojmë se gjyqtarët depozituan kallëzim penal lidhur me mosekzekutimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026.

Në kallëzim kërkohet që organi i prokurorisë të hetojë rrethanat e krijuara dhe të identifikojë personin ose personat që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimmarrjen që ka sjellë mosdhënien e pagave. Mes personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Në kallëzim theksohet se situata nuk prek vetëm një magjistrat, por një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.

Sipas kallëzimit, qëllimi është që prokuroria të përcaktojë përgjegjësinë individuale për veprimet ose mosveprimet konkrete që kanë çuar në mosekzekutimin e pagave.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here