Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit Zgjedhor ku po shqyrtohet ankimimi i partisë Bindja Demokratike për rezultatin e 5 bashkive.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Bindjes Demokratike për bashkinë e Selenicës.
Fabjan Topollaj i Bindjes Demokratike tha se janë evidentuar shkelje të rënda administrative, në votime dhe numërime.
Sipas tij këto shkelje janë dokumentuar nga vëzhguesit e Bindjes. Gjithashtu Topollaj u shpreh se Gjykata po mbulon manipulimin e bërë në zgjedhjet e 30 qershorit.