Kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj nuk e ka kaluar fazën e parë të Vetting-ut.Demiraj është shkakuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Vendimi është marrë pasi sipas KPK-së gjyqtari në fjalë nuk justifikonte pasurinë.Demiraj ka deklaruar se burimin e vetëm të të ardhurave e ka vetëm nga pagat.Por pavarësisht kësaj ai, ka lidhur një kontratë me një kompani për ndërtimin e një pallati. Bëhet fjalë për vitin 2007.
Gjithashtu, Demiraj në karrierën e tij do të mbahet mend për rrahjen e shoferit e tij.Nuk është se dëgjojmë çdo ditë që kryegjyqtarët apo drejtuesit e prokurorive të rrihen me shoferët apo me vartësit e tyre.
Në vitin 2016, kryetari i Gjykatës së Apelit ka dhunuar shoferin e tij. Të paktën kështu është raportuar nga Policia e Shtetit në atë kohë.