Google search engine
Home Politike “U dhunova”/ Konomi akuza ndaj Ramës, kryeministri publikon videon: Ja e vërteta

“U dhunova”/ Konomi akuza ndaj Ramës, kryeministri publikon videon: Ja e vërteta

0
28

Arjan Konomi, ish-opinionist i emisionit “Për’puthen”, pretendoi se u dhunua gjatë një përballjeje me kryeministrin Edi Rama në Vuno pasi po filmonte automjetet e eskortës të parkuara në një zonë ku, sipas tij, ndalohej parkimi.

Në rrëfimin e tij plot pathos dhe nota dramatike ai foli për një debat me kryeministrin dhe Linda Ramën, duke pretenduar për një situatë të nderë e agresive para shoqërimit të tij në Komisariatin e Himarës.

Por një video e publikuar nga vetë kryeministri sjell një tjetër pamje të incidentit që Konomi pretendoi dhe që më pas u shpërnda edhe nga kreu i demokratëve Sali Berisha.

Në pamje, Rama ndodhet i ulur në një lokal në Vuno së bashku me bashkëshorten Linda Rama dhe djalin e tyre, Zahon. Është një pamje normale e një dite vere. Lokali është i mbushur me njerëz që po shijojnë freskinë e të qëndruarit nën pemët shtatlarta të Vunoit. Është Konomi ai që afrohet pranë tavolinës dhe ‘shpërthen’ ndaj Ramës duke i bërtitur për parkimin e automjeteve të eskortës, ndwrkohw qw nw atw tryezw wshtw i ulur edhe njw fwmijw.

“Pse keni parkuar aty ku është tabela? Ku është policia të të vendosë gjobë? A do ca fiq?” dëgjohet të thotë zi.

Duke publikuar pamjet, kryeministri i cilësoi të pavërteta pretendimet e Konomit dhe tha se videoja tregon një version krejt tjetër nga ai i rrëfyer prej Konomit, të cilin Rama e quan një ‘dhunues të lirisë së tjetrit’

Pikërisht këtë element thekson edhe Rama në reagimin e tij, duke akuzuar Konomin se ka bullizuar familjen e tij dhe se më pas ka ndërtuar një rrëfim që, sipas kryeministrit, nuk përputhet me atë që tregojnë pamjet.

“Ja që për fat të mirë ka edhe një video tjetër, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar. Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi”, shkruan Rama në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here