Merkato është shfrytëzuar edhe nga Barcelona për të marrë lojtarët e duhur në treg, ku trajneri Flik kishte në planet e tij mesfushorin me përvojë të Spanjës, Rodrin. U duk se ka xhelozi të Realit të Madridit për Barcelonën me këtë lëvizje, por trajneri portugez, Hoze Murinjo, është i bindur se Reali i Madridit do të jetë mirë pa Rodrin, pavarësisht se pranoi se klubi madrilen bëri ofertë shumë të mirë në tentim për ta transferuar atë.
Rodri vendosi për Barcelonën, ndërsa transferimin nga Mançester Siti e kompletoi të martën. Mesfushori u transferua te Barça për 70 mln euro. Murinjo po e drejton Real Madridin për herë të dytë. Ai ka treguar se ka folur dy herë me Rodrin, ndërsa Madridi po shqyrtonte angazhimin e lojtarit më të mirë të Kupës së Botës. Por portugezi ndjeu se mesfushori nuk dukej i sigurt për të ardhmen e tij.
“Klubi e kontaktoi atë, por ai kishte disa dyshime. Ajo që mendoj se ndodhi është se dyshimet e tij kanë krijuar dyshime tek unë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm dhe ishte shumë korrekt me ne. Por mendoj se Real Madridi është i një statusi të tillë sa nuk mund të ketë lojtarë që mendojnë dy herë për të qenë në klub”.
Vetëm pak orë para se transferimi i Rodrit të zyrtarizohej nga Barcelona, Murinjo u prezantua zyrtarisht si trajner i Realit të Madridit. Ceremonia ishte e pazakontë, e mbyllur për media dhe tifozë. Murinjo arriti marrëveshje në qershor, ndërsa nisi punën në korrik me madrilenët.
Ai ka “minimizuar” rëndësinë e Rodrit për Real Madridin. Rodri udhëhoqi si kapiten Spanjën drejt titullit të botës. Mesfushori 30-vjeçar u shpall më i miri i Botërorit. Ai për kohë të gjatë u vlerësua mesfushori më i mirë në botë. Te Mançester Siti luajti prej vitit 2019. Lëndimi i rëndë e frenoi pak, por në Botëror, Rodri shfaqi sërish nivelin superior.
“Nuk kam nevojë për Rodrin. Ne kemi zgjidhje, lojtarë cilësorë”, ka thënë Murinjo, që nuk mendon se Barcelona mori më të mirën nga Madridi duke nënshkruar me mesfushorin.
“Fitoret sigurohen në fushë, ato sigurohen me tituj”.
Pas edicionit të dytë rresht pa trofe, Madridi ka transferuar lojtarë si Mark Kukurella, Ibrahima Konate, Denzel Dumfries, Bernardo Silva dhe Jan Diomande. Murinjo ka treguar se nuk planifikohen transferime të tjera.
“Nuk po them se nuk do të ketë transferime të tjera pasi afati kalimtar është ende i hapur. Por nëse më pyetni drejtpërdrejt nëse është mbyllur për Madridin, po, është mbyllur”, tha ai.
Real Madridi e nis kampionatin në La Liga me ndeshjen e së shtunës ndaj Espanjolit.






































