Google search engine
Home Ekonomi Alarm në Fierzë/ Niveli i ujit bie ndjeshëm, dalin në pah strukturat...

Alarm në Fierzë/ Niveli i ujit bie ndjeshëm, dalin në pah strukturat e urave të Drinit

0
5

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës, më i madhi në kaskadën e Drinit, ka rënë në rreth 277 metra për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta.

Konkretisht niveli i ujit në ujëmbledhësin më të madh ka rënë rreth 18.5 metra nën kuotën maksimale prej 296 metrash.

Megjithatë, ai mbetet ende rreth 6.5 metra mbi nivelin optimal si dhe larg pikës kritike prej 240 metrash ku hidrocentrali nuk mund të prodhojë më energji.

Aktualisht Fierza po prodhon rreth 190 megavat me dy agregate në punë, ndërsa tërheqja e ujit duket qartë në terren ku kanë dalë në pah këmbët e urave të Drinit të Zi dhe të Bardhë që zakonisht janë të mbuluara nga uji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here