Biznesmeni Behgjet Pacolli ka publikuar ekstraktin e vendimit gjyqësor në Emiratet e Bashkuara Arabe i cili urdhëron kthimin e mjeteve të përfituara në mënyrë të paligjshme nga Valon Lluka.
Sipas Pacollit, i cili citon dokumentin, thuhet se Valon Lluka kishte realizuar pagesa përmes faturave dhe kontratave fiktive, duke manipuluar punonjësit e kontabilitetit.
Pacolli nënvizon se nga një kontratë fiktive në vlerë prej mbi 5 milionë euro, ai arriti të ekzekutonte pagesa në shumën mbi 1.600.000 euro nga llogaria e kompanisë Mabetex Group/Prishtinë në favor të kompanisë Al Hami, kompani e lidhur me interesat e tij.
Më tej, Pacolli zbardh se në vendim thuhet: “ I padituri i parë urdhërohet t’i paguajë paditësit shumën prej 1.748.680,61 euro (Një milion e shtatëqind e dyzet e tetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë euro e gjashtëdhjetë e një cent), ose kundërvlerën e saj në dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas kursit të këmbimit në fuqi në datën e pagesës, së bashku me kamatë ligjore prej 5% në vit, e llogaritur nga data e paraqitjes së kërkesëpadisë gjyqësore, 19 shkurt 2026, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit, me kusht që kamata e akumuluar të mos e tejkalojë shumën bazë të borxhit”.
“Më poshtë është një ekstrakt nga vendimi gjyqësor në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili urdhëron kthimin e mjeteve të përfituara në mënyrë të paligjshme (vjedhje) nga Valon Lluka.
Sipas dokumentacionit, Valon Lluka kishte realizuar pagesa përmes faturave dhe kontratave fiktive, duke manipuluar dhe vënë në lajthim edhe punonjësit e kontabilitetit.
Nga një kontratë fiktive (joekzistente) në vlerë prej mbi 5 milionë euro, ai arriti (madje duke shkuar personalishtë në bankë) të ekzekutonte pagesa në shumën mbi 1.600.000 EU nga llogaria e kompanisë Mabetex Group/Prishtinë në favor të kompanisë Al Hami, kompani e lidhur me interesat e tij.
Ekstrakti ne shqip nga vendimi gjyqesor në Abu Dhabi
Pasi shqyrtoi arsyet e mësipërme, Gjykata dha këtë vendim:
Gjykata, në prani të palëve, vendosi si vijon:
Së pari: Për padinë kryesore
1. Kontrata për Shërbime Ndërmjetësimi, e datës 9 qershor 2024, e lidhur ndërmjet Paditësit dhe të Paditurit të Parë, zgjidhet.
2. I Padituri i Parë urdhërohet t’i paguajë Paditësit shumën prej 1.748.680,61 EUR (Një milion e shtatëqind e dyzet e tetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë euro e gjashtëdhjetë e një cent), ose kundërvlerën e saj në dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas kursit të këmbimit në fuqi në datën e pagesës, së bashku me kamatë ligjore prej 5% në vit, e llogaritur nga data e paraqitjes së kërkesëpadisë gjyqësore, 19 shkurt 2026, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit, me kusht që kamata e akumuluar të mos e tejkalojë shumën bazë të borxhit.
3. Të gjitha pretendimet dhe kërkesat e tjera rrëzohen.
Së dyti: Për kundërpadinë
Kundërpadia rrëzohet në tërësi.
Së treti: Shpenzimet
I Padituri i Parë ngarkohet me shpenzimet si të padisë kryesore, ashtu edhe të kundërpadisë, si dhe detyrohet të paguajë shumën prej 400 AED si shpenzime ligjore (honorar avokatie).
Fundi i vendimit”, shkruan Pacolli.











































