Google search engine
Home Aktualitet Pelegrinazhi në malin e Tomorit, ja akset ku do ndalohet qarkullimi deri...

Pelegrinazhi në malin e Tomorit, ja akset ku do ndalohet qarkullimi deri më 25 gusht

0
21

Policia e Beratit ka vendosur një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në malin e Tomorit, që zhvillohet deri më 25 gusht.

Sipas DVP Berat, në të gjitha akset që lidhin qytetin me malin e Tomorit do të ketë shërbime të shtuara policore, me fokus sigurinë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e rendit publik.

Policia ka përcaktuar itineraret për ngjitjen drejt Teqesë së Kulmakut dhe rrugët alternative për kthimin nga mali i Tomorit.

Gjatë periudhës së pelegrinazhit, nga ora 06:00 deri në 24:00, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në disa akse të qarkut Berat.

Për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut, Policia ka përcaktuar itinerarin: “Hyrja e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut”.

Lexo edhe:
Rrugorja “ i grin” shoferët në gjoba, por trafiku në Tiranë mbetet në kaos
Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan
 
 
Ndërkohë, për kthimin nga mali i Tomorit janë përcaktuar dy itinerare, përmes Bargullazit dhe Pronovikut, ose përmes Novajt dhe Bogovës, të dyja në drejtim të Poliçanit, Uznovës dhe më pas rrugës “Antipatrea”.

Gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit, nga ora 06:00 deri në 24:00, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në disa akse, përfshirë Vlashuk-Kuçovë–Berat, Ura e Kuçit–Dimal–Berat, Berat–Mali i Tomorit dhe Berat–Çorovodë.

Ndërkohë, autobusët, furgonët me mbi tetë persona dhe minibusët nuk do të lejohen në aksin Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here