Google search engine
Home Sport Dinamo dhe Egnatia gati të shkruajnë histori në Europë, sot duelet e...

Dinamo dhe Egnatia gati të shkruajnë histori në Europë, sot duelet e para të “play-off”-it

0
23

Dinamo do të luajë sot në mbrëmje përballë Pafosit qipriot dhe shanset e “nëndetëses” tonë janë të mira për të marrë rezultat pozitiv. Dinamovitëve u duhet qetësi, saktësi në veprime dhe natyrisht një dominim të kundërshtarit në aspektin tekniko-taktik.

Dinamo ka ardhur deri në “play-off”, e tani kërkon për herë të parë fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Por një tjetër skuadër shqiptare dëshiron të bëjë histori. Është Egnatia, e cila e nisi në Champions League dhe tani ndodhet në “play-off” të Ligës së Europës.

Fazën e grupeve e ka të garantuar nga formula e UEFA-s nëse eliminohet në këtë raund, por rrogozhinasit dëshirojnë të luajnë në grupet e Ligës së Europës, që është aktivitet më cilësor dhe me kundërshtarë më të mëdhenj.

Sot janë duelet e para, pas një jave duelet e kthimit e që janë vendimtare për fatet e kualifikimit.

Situata me Dinamon para duelit me Pafosin qipriot

Dinamo Siti është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme europiane. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Conference League ndaj Pafos, në “Elbasan Arena”, në orën 21:00.

Pas një paraqitjeje fantastike ndaj Audës, ku triumfoi me rezultatin 4-0 në “Elbasan Arena” dhe përmbysi humbjen 1-0 të ndeshjes së parë në Letoni, Dinamo City siguroi kualifikimin në play-off dhe tashmë është vetëm një hap larg fazës së ligës së UEFA Conference League.

Blutë vijnë në këtë përballje me besim të lartë, pas një tjetër mbrëmjeje të suksesshme në arenën europiane. Përballë do të jetë Pafos, në një sfidë që pritet të jetë një tjetër provë e fortë për skuadrën shqiptare.

Dinamo Siti do të kërkojë të shfrytëzojë faktorın fushë dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë një rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë të këtij raundi.

Pas një rrugëtimi të suksesshëm deri në këtë pikë, Dinamo Siti synon të vijojë të shkruajë një tjetër kapitull në aventurën europiane dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt objektivit të madh, kualifikimit në fazën e ligës së UEFA Conference League.

Egnatia pret Lilestromën norvegjeze, rrogozhinasit duan grupet e Europa League

Egnatia rikthehet në fushën e saj për një tjetër mbrëmje të madhe europiane. Rrogozhinasit do të luajnë nesër në “Arena Egnatia” ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Europa League ndaj norvegjezëve të Lilestrom, në orën 19:00.

Pas përmbysjes spektakolare ndaj Shamrock Rovers, Egnatia ka siguruar për herë të parë në historinë e klubit një vend në play-off-in e Europa League, duke garantuar njëkohësisht pjesëmarrjen në fazën e ligës së UEFA Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas fitores së jashtëzakonshme 5-1 ndaj Shamrock Rovers në “Arena Egnatia”. Një rezultat që jo vetëm përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë në Irlandë, por i dha klubit rrogozhinas një tjetër mundësi për të vijuar rrugëtimin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian për klube.

Përballë do të jetë Lillestrøm, një tjetër sfidë e rëndësishme për Egnatian në aventurën e saj europiane. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Rrogozhinë, ndërsa përballja e kthimit do të luhet në Norveg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here