Google search engine
Home Aktualitet Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 10 mijë persona kalojnë kufirin brenda...

Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 10 mijë persona kalojnë kufirin brenda 24 orëve

0
22

Mbi 10 mijë shtetas kanë hyrë dhe kanë dalë nga vendi përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, më 21 gusht 2026, shërbimet e PKK Kakavijë përpunuan gjithsej 10.893 shtetas në hyrje-dalje.

Nga këta, 4.219 shtetas u regjistruan në hyrje të territorit të Shqipërisë, ndërsa 6.674 në dalje.

Gjatë së njëjtës ditë u përpunuan edhe 3.183 mjete, nga të cilat 1.264 në hyrje dhe 1.919 në dalje.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë për qëllime turistike 541 shtetas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here