Google search engine
Home Bota BE i akordon 6.1 miliardë euro Ukrainës për mbrojtje, Zelensky: Kemi një...

BE i akordon 6.1 miliardë euro Ukrainës për mbrojtje, Zelensky: Kemi një plan për t’i dhënë fund luftës

0
17

Komisioni Evropian ka miratuar kontrata të reja në sektorin e mbrojtjes për Ukrainën, me një vlerë totale prej 6.1 miliardë eurosh.

Vendimi është bërë i ditur në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës dhe synon të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendit përballë agresionit të vazhdueshëm rus.

Fondet do të përdoren për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe kundër raketave, raketa, municione dhe radarë.

Komisioni Evropian thekson se mbështetja e re konfirmon angazhimin e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Ukrainën në forcimin e mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së saj.

Ndërkohë në orët e fundit, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se, së bashku me partnerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, është zhvilluar një plan për t’i dhënë fund luftës, i cili përfshin “një armëpushim, një zonë të lirë ekonomike dhe tërheqjen e trupave. Këto janë ide të përbashkëta nga amerikanët dhe evropianët, rezultat i diskutimeve të përfunduara midis amerikanëve, nesh dhe rusëve”, deklaroi presidenti ukrainas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here