Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot zyrtarisht se nuk do të garojë për një mandate tjetër në krye të CDU-së dhe as për kancelare. Vendimi i saj erdhi pas rezultatit të dobët që CDU-ja mori në zgjedhjet rajonale.
Merkel u tregua luajale në konferencën për shtyp dhe tha se nuk do të ndikojë në zgjedhjet brenda partisë.Por kush do të jetë zëvendësuesi i saj në krye të CDU-së. Mediat e huaja flasin edhe për emrat e parë. Një ndër ta dhe më i lakuari deri më tani është Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, një kritikues i hershëm i Merkel.Spahn është 38 vjeç dhe njihet nga media si njeri mjaft kërkues dhe ambicioz.