Moti i keq në Itali. Shkon në 5 numri i viktimave, ja zonat më të prekura ku ka shqiptarë

0
511

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë gjatë ditës së sotme Italinë.Ka shkuar në 5 numri i viktimave dhe 2 persona rezultojnë të humbur.

Dy persona kanë mbetur viktima në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një pemë mbi automjetin ku po udhëtonin ndërsa një i ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.Viktima e 4 është regjistruar në Terracina në bregdetin e Lazios.Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e  Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë. Një person rrezulton i humbur në provincën e Cagliarit e një tjetër në provincën e Calabrias

Kryetarja e Bashkisë së Romës ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe për ditën e nesërme në të gjithë territorin e kryeqytetit italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here