Në Bularat të Gjirokastrës dje u vra nga RENEA shtatasi nga minoritari grek, Kostandinios Koçifa.Ky i fundit hapi fillimisht zjarr në drejtim të makinave të Policisë së Shqipërisë, ndërsa edhe pse thirrjet për t’u dorëzuar kanë qenë të shumta, 35-vjeçari ka zgjedhur rrugën e kundërpërgjigjes.Operacioni nuk u filmua nga RENEA që është praktikë standarde sespe nuk kanë patur mundësi. Por gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një video ku shtatasi që mbeti dje i vrarë qëllon me armë duke terrorizuar fashatin.
“Për të gjithë ata meraklij politike që kanë “dyshime”, po u publikoj një video ku shfaqet Kostandinos Kacifas dje paradite në fshatin Bularat, duke qëlluar me bresheri kallashnikovi dhe duke terrorizuar gjithkënd. Ja pse policia shqiptare nuk kishte zgjidhje tjetër….”- shkruan Hoxha në Facebook.
