‘Nuk do të ngrihet asnjë qepen për baste”, drejtori i ministrisë tregon çfarë do të ndodhë pas 1 janarit

0
358

Kryeministri Rama tha sot se nga 1 janari nuk do të ngrihet asnjë qepen për baste dhe asnjë qepen në zonat e banuara për kazinotë elektronike.

I ftuar në “Top Show”, drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, shpjegoi se çfarë do të ndodhë pas 1 janarit.

“Duhet të kemi parasysh që ligji lejonte që lojërat elektronike, kazinotë të operonin në qytete, por në 1 janar nuk do të lejohet që këto pika të funksionojnë. Ajo që është e re, është se bastet sportive nuk do të lejohet të operojnë pas datës 31 dhjetor 2018. Kjo do të bëhet me ndryshim ligjor, i cili do të miratohet edhe në Parlament. Ky është hapi i fundit i kontrollit dhe i kufizimit të këtij biznesi. Tani kemi vetëm 20 operatorë nga 44 operatorë. Ato operatorë që kanë mbetur në treg kanë pësuar rritje. Ato që do të hiqen me propozimin e fundit, janë bastet sportive, bingot, garat me kuaj, me qenë, e të tjera. Ndërkohë, që kazinotë dhe lojërat e tjera që do të hiqen nga qendrat e banuara. Do të ngelen kazinotë e vendosura në hotelet me 5 yjë. Do të ngelen kazinotë të vendosura në distancë, Bingot televizive, apo lotaria kombëtare”, u shpreh drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here