‘Lufta’ për audiencë dhe betejë e fortë politike / Si përplasen sot televizionet me personazhet e ftuar?

0
340

Mbrëmja e sotme në ekranet televizive pritet të sjellë atmosferë të nxehtë dhe betejë të fortë politike. Si çdo e enjte, ora 21:00 shënon përballje të fortë mediatike, pasi emisionet kryesore politike të mbrëmjes, sonte do të kenë të ftuar personazhet kryesore të politikës.

Mësohet se ish-kryeministrit Sali Berisha do të rivalizojë kryeministrin Rama si dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sot në orën 21:00, Berisha do të jetë i ftuar në emisionin “360 gradë”, të Artur Zhejit në Ora News, përballë gazetarëve Arian Çani dhe Beti Njuma.

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan, do të shohim kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, përballë një paneli gazetarësh.

Ndërsa, Sokol Balla në emisionin “Real Story”, në Vizion Plus, do të ketë të ftuar kryeministrin e vendit Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here