Flet për herë të parë deputeti i PS, Rrahman Rraja pas dëshmisë së Emiljano Nuhut: Ja si qëndron e vërteta

0
444

Deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja, mohoi dje akuzat e ngritura nga ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputeti Rraja u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e bëra ndaj tij si sajesë.

Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me Stacionin e Policisë së Fushë-Krujës. Deputeti socialist tregon se ka pasur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka pasur një lidhje dhe është ndarë.

E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në Polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr. Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj dhe akuzave për përdhunim të bëra nga ishKryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rraja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza.

Sipas deputetit, kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk kanë pasur asnjë problematikë tjetër me Policinë dhe ligjin.

“Denoncimin e kreu nga xhelozia se djali im u lidh me një tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në komisariat”, shton deputeti socialist për Panoramën.

Po ashtu, ai ka mohuar edhe akuzat se në Stacionin e Policisë ka qenë me vëllanë dhe kreun e bashkisë, Artur Bushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here