Google search engine
Home Bota Sekreti i CIA-s që frymëzoi “Mission Impossible”; si u mashtrua George Bush...

Sekreti i CIA-s që frymëzoi “Mission Impossible”; si u mashtrua George Bush në Zyrën Ovale

0
25

Jonna Mendez, ish-shefe e Departamentit të Maskimeve në Zyrën e Shërbimeve Teknike të CIA-s, ka treguar se si në vitin 1990 arriti të mashtronte presidentin e atëhershëm të SHBA-së, George H.W. Bush, si dhe Shërbimin Sekret, duke përdorur vetëm një maskë.

Sekreti i CIA-s që frymëzoi “Mission Impossible”; si u

Jonna Mendez e maskuar në zyrën e presidenti Bush

Mendez punoi si spiune gjatë Luftës së Ftohtë dhe sot është autore, lektore, pedagoge dhe konsulente në fushën e inteligjencës.

Një nga episodet më të jashtëzakonshme të karrierës së saj 30-vjeçare ndodhi në vitin 1990, kur ajo drejtonte Departamentin e Maskimeve. Mendez hyri në Shtëpinë e Bardhë duke mbajtur një maskë që mbulonte të gjithë fytyrën dhe arriti të bindte presidentin George H.W. Bush dhe Shërbimin Sekret se ishte një person tjetër.

Sekreti i CIA-s që frymëzoi “Mission Impossible”; si u

Jonna Mendez

Maska nuk ishte një prej atyre që mund të blihen në një dyqan. Ajo ishte një maskë tepër realiste, që mbulonte të gjithë fytyrën dhe ishte modeluar sipas një kolegeje të Mendez, të quajtur Becky.

Në takimin ku mori pjesë Mendez ishin gjithashtu drejtori i CIA-s, William Webster, si dhe zyrtarë të lartë të administratës, mes tyre Brent Scowcroft dhe Bob Gates. I vetmi person, përveç vetë Mendez, që e dinte se ajo kishte vendosur një maskë, së bashku me flokët e saj, ishte drejtori i CIA-s, Webster. Madje as Shërbimi Sekret nuk kishte dijeni për atë që po ndodhte.

Sekreti i CIA-s që frymëzoi “Mission Impossible”; si u

George H.W. Bush në Zyrën Ovale në tetor 1990

Por si e kuptoi presidenti Bush se Mendez kishte veshur një maskë?

Zbulimi erdhi pasi ajo krijoi një atmosferë miqësore në dhomë dhe nisi të fliste për programin e maskimeve. Më pas, në një moment që duket sikur është marrë nga një film thriller, Mendez zbuloi se teknologjia e re ishte tashmë në fytyrën e saj dhe e hoqi maskën brenda pak sekondash.

Mendez e ka rrëfyer këtë episod gjatë një interviste me Mel Robbins.

“E mbajta shumë bukur fytyrën e saj”, tha Mendez me shaka. “Dhe u rinova 20 vjet brenda një çasti.”

Ajo tregoi gjithashtu se presidenti Bush kishte qenë dikur vetë drejtues i CIA-s, çka e bën edhe më interesant këtë demonstrim.

“Ne kishim bërë disa maskime për të. Kryesisht për argëtim”, tregoi ajo. “Ai nuk dilte në rrugë për të kryer punë. Por kryesisht për ndonjë konferencë apo diçka të ngjashme. Kishte disa maskime.”

Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, ku Mendez kishte vendosur maskimin për të demonstruar teknologjinë e re, ajo kujtoi se i kishte thënë presidentit:

“Epo, sot jam këtu për t’ju treguar gjënë më të mirë të re që kemi. Do t’ju pëlqejë shumë.”

Më pas, ajo tregoi se Bushi, i cili ndodhej pas tavolinës së tij në Zyrën Ovale, e pyeti:

“Epo, ku është?”

Ai filloi të shikonte përreth. Mendez iu përgjigj:

“E kam veshur.”

Mendez i tha presidentit se do ta hiqte maskën dhe do t’ia tregonte, por Bushi reagoi:

“Jo, jo.”

Më pas, presidenti u ngrit nga vendi dhe kaloi rreth karriges së Mendez, duke kërkuar të gjente se ku fshihej maska. Pasi nuk arriti të dallonte asgjë të pazakontë, ai u ul sërish.

Kur Bushi i kërkoi ta hiqte, Mendez e hoqi maskën në një mënyrë të ngjashme me skenën e famshme të Tom Cruise në filmin Mission: Impossible të vitit 1996, ku aktori heq një maskë tepër realiste dhe zbulon fytyrën e vërtetë.

“Bushit i pëlqeu shumë. Të gjithëve u pëlqeu. Ishte një mundësi e re fantastike”, kujtoi Mendez.

Sipas saj, pjesa më e vështirë e teknologjisë nuk ishte krijimi i një maske që dukej realiste. Sfida e vërtetë ishte ta bënin maskën të lëvizte dhe të “gjallërohej” në të njëjtën mënyrë si fytyra e një njeriu të vërtetë.

Pikërisht ky element, sipas Mendez, ishte ai që përbënte sfidën më të madhe për teknologjinë e maskimeve të kohës.

Sekreti i CIA-s që frymëzoi “Mission Impossible”; si u

Fotot e atij takimi e tregojnë Mendezin të ulur përballë Bushit në Zyrën Ovale ndërsa ajo e informoi atë mbi zhvillimet në programin e ri të maskimit të CIA-s dhe më vonë kur ajo i zbuloi atij identitetin e saj të vërtetë (sipër)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here