Familja mbretërore thyen rregullat/ Kurorëzohet dasma e parë e të njëjtit seks dhe ja si reagoi mbretëresha

0
643

Familja mbretërore është dalluar gjithmonë për rregullat e forta brenda saj, të cilat dukesha më e re Meghan Markle në jo pak raste i thyen. Mirëpo për çudinë e të gjithëve brenda familjes mbretërore më të famshme ka ndodhur edhe martesa e parë e të njëjtës gjini.

Ajo u zhvillua gjatë fundjavës në Devon, midis kushëririt të tretë të mbretëreshës, Lord Ivar Mountbatten dhe James Coyle.

Mountbatten, 55 vjeç, njoftoi angazhimin e tij me Coyle, një anëtar i shërbimit ajror, në qershor. Mountbatten u deklarua si biseksual në vitin 2016, por tha se ai kishte qenë gjithmonë i hapur për këtë fakt me ish-gruan e tij, Penny. Në një shfaqje të miqësisë së tyre të mirë, Penny e lejoj Mountbatten për këtë ceremoni.

Tre vajzat e Mountbatten morën pjesë në këtë ngjarje, por asnjë nga familja mbretërore nuk ishte i pranishëm. Fakti që mbretëresha zgjodhi ta “bojkotonte” këtë dasmë, ngjalli kureshtjen e të gjithëve.

“Ditët e tyre janë rregulluar me angazhime muaj më parë dhe ata nuk ishin të lirë,” tha Mountbatten për Daily Mail, “por ata e adhurojnë James.”

Duke folur përse kishte vendosur të martohej përsëri, Mountbatten tha: “Mendoj se nëse do të ishim takuar dhjetë vjet më parë, bashkëjetesa do të ishte mirë, por tani që martesat midis të njëjtit seks janë të ligjshme, duket se është gjëja e duhur për të bërë .

“Unë kam qenë i martuar dhe kam qenë shumë i lumtur, por Jakob jo, kështu që e shoh atë si një vërtetim të dashurisë sime për të”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here