Google search engine
Home Bota Rajoni Turqia lëshoi urdhër arrest ndaj tij, Netanyahu sulmon Erdoganin: Diktator antisemit!

Turqia lëshoi urdhër arrest ndaj tij, Netanyahu sulmon Erdoganin: Diktator antisemit!

0
20

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur vendimit të Turqisë për të lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar ndaj tij si pjesë e një hetimi mbi kapjen nga Izraeli të një flotilje aktivistësh për në Gaza.

Kryeministri izraelit e cilësoi presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan si një “diktator antisemit”, ndërsa shton se përpjekja e tij patetike për ta frikësuar bashkë me ushtarët e Izraelit nuk do të ketë sukses.

“Erdogani është një diktator antisemit  që masakroi kurdët, u dha strehim terroristëve të Hamasit, pushtoi gjysmën e Qipros dhe burgosi një numër rekord gazetarësh dhe kundërshtarësh politikë. Tani ai po përpiqet ta zgjerojë agresionin e tij kundër Izraelit në Siri.

Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Përpjekja patetike e Erdoganit për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit, e vetmja demokraci e vërtetë në Lindjen e Mesme, nuk do të ketë sukses.”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here