Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në vend.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është regjistruar në orën 12:44, me epiqendër pranë Bashkisë Lushnje.
Thellësia e rënies së lëkundjeve të tërmetit ishte 5 kilometra nën tokë.
Ndërkohë momentalisht nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.



