Google search engine
Home Rajoni Kosova Vendimi i Hagës, reagon Serbia

Vendimi i Hagës, reagon Serbia

0
22

Vendimi i Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së u shfrytëzua menjëherë nga Beogradi për të sulmuar sërish Kosovën.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, tha se aktgjykimi konfirmon, sipas tij, pretendimet e Serbisë për UÇK-në, ndërsa kritikoi ashpër rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit.

“Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit dëshmoi se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste dhe se udhëheqësit e saj të lartë politikë dhe ushtarakë ishin përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë”, deklaroi Daçiç.

 Ai u ndal veçanërisht te vendimi i gjykatës për të mos i shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar këtë “manovër politike”.

“Është e turpshme që vrasjet sistematike të serbëve nuk u cilësuan si krime kundër njerëzimit”, tha Daçiç, duke shtuar se, sipas tij, edhe dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here