Google search engine
Home Sport Jasir Asani i pandalshëm në Champions aziatik, i jep fitoren skuadrës së...

Jasir Asani i pandalshëm në Champions aziatik, i jep fitoren skuadrës së tij iraniane

0
15

Lojtarët e Kombëtares që luajnë në ligat kryesore të Europës dhe të Azisë po kalojnë përgjithësisht një formë të mirë sportive dhe japin garanci për trajnerin e përfaqësueses, Rolando Maran, për duelet e këtij muaji ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë në Ligën e Kombeve. Por padyshim dje ishte radha e një sulmuesi teknik si Jasir Asani të tregonte vlerat e tij. E pranojnë edhe mediumet sportive që Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Champions League të Azisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë protagonist në fitoren 1-0 të Esteghlalit ndaj Shamalit, duke realizuar golin vendimtar në frymën e fundit të takimit. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Asani u shfaq në momentin e duhur. Në minutën e 91-të, shqiptari mori një top brenda zonës dhe, i vetëm përballë portierit kundërshtar, nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë. Një gol me shumë vlerë për skuadrën iraniane, që siguroi tri pikët falë finalizimit të sulmuesit shqiptar.

Seferi vijon të shënojë në ligën e dytë turke

Taulant Seferi po paraqitet në një formë të shkëlqyer në startin e këtij sezoni në kategorinë e dytë turke me fanellën e Kajzerispor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë përsëri shenjën e tij sot në fitoren 6-0 të ekipit përballë Muglaspor. Ai fillimisht dha asistin për golin e avantazhit të Kamara që në minutën e 6 të takimit. Më pas, Seferi tundi rrjetën edhe vete kur regjistrohej minuta e 78 e takimit me një goditje spektakolare duke çuar sferën në trekëndëshin e portës për rezultatin e përkohshëm 5-0. Pas tij e kishte radhën të shënonte edhe Florent Hasani, i cili shënoi pas një kundërsulm të shpejtë, duke vulosur suksesin 6-0. Për Seferin ky ishte goli i 10 në këtë kampionat, ndërsa ka dhënë edhe dy asiste.

Një gazetar turk tregon si Muçi mund të luajë për Turqinë

Në Turqi luan një kontigjent i rëndësishëm i lojtarëve të përfaqësueses tonë, por padyshim që Ernest Muçi këtë sezon po shkruan faqe suksesi me skuadrën e Trabzonsporit. Ka mjaftuar një skenar hipotetik i gazetarit Cem Dizdar, që në Turqi të shkruajnë se si Muçi mund të luajë për vendin e tyre. Gazetari turk më shumë u duk se po thumbonte trajnerin Sergen Jalçin, i cili është emëruar në krye të Turqisë. “Muçi, në dy ndeshjet e fundit, është lojtari më i spikatur, më vendimtari. Tashmë po zhbllokon ndeshjet dhe po i jep zgjidhje lojës.

Tani, nëse do ta mendonim Muçin si shtetas turk, pra nëse do të kishte pasaportën tonë, ose siç quhen lojtarët e natyralizuar, nëse do t’i kishte plotësuar periudhat e nevojshme të qëndrimit këtu, a do ta grumbullonim Muçin në kombëtare? Sipas teje, a do ta merrte Sergen Jalçın në kombëtare?” Kaq ka mjaftuar që “Taka Gazetesi” të shkruajë një artikull me bujë. Lajmi në fakt nuk qëndron, pasi Muçi nuk mund të largohet nga Shqipëria edhe nëse ka pasaportën turke. Kujtojmë se Jalçin shprehej hapur kundër Muçit te Beshiktashi, për këtë edhe është thumbuar nga gazetari i njohur turk. Tifozët e Beshiktashit e fajësojnë Jalçin për largimin e yllit shqiptar, i cili po shkëlqen prej një viti me Trabzonsporin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here