Google search engine
Home Politike Projektligji për kontabilitetin në institucione/ Asnjë shpenzim pa dokument, deklarim i çdo...

Projektligji për kontabilitetin në institucione/ Asnjë shpenzim pa dokument, deklarim i çdo pasurie dhe detyrimi

0
15

Të gjitha institucionet publike do të zbatojnë një sistem të unifikuar kontabiliteti, duke regjistruar në mënyrë të detajuar çdo pasuri, detyrim, të ardhur dhe shpenzim. Çdo transaksion duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës, ndërsa të dhënat financiare duhet të përputhen me regjistrat e Thesarit.

Të gjitha institucionet do të funksionojnë me të njëjtin sistem kontabiliteti duke pasqyruar plotësisht detyrimet, shpenzimet, të ardhurat dhe burimet.

Sipas këtij projektligji, institucionet duhet të identifikojnë, vlerësojnë dhe regjistrojnë pasurinë dhe detyrimet e tyre. Ato duhet të listojnë tokën, ndërtesat, automjetet, infrastrukturën e pajisjet, si dhe çdo faturë e detyrim financiar.

Pasuritë duhet të përkojnë edhe me inventarin e saktë, pra të përputhen në letër e praktikë dhe të identifikohet problem në rast mospërputhjeje.

Një prej ndryshimeve që sistemi sjell është regjistrimi i shërbimeve që prej momentit kur merren, si dhe regjistrimi i periudhës kur është paguar shërbimi.

Sipas projektligjit, regjistrat duhet të mbajnë çdo të dhënë në mënyrë të plotë, të jenë kronologjikë dhe veprimet të pasqyrohen në të paktën dy llogari, debi e kredi.

Çdo shpenzim duhet të regjistrohet me dokumentacionin përkatës që e provon vërtetësinë e tij.

Gjithashtu çdo e dhënë e regjistrave duhet të përkojë me ato të Thesarit të Shtetit e në rast mospërputhjeje, duhet të gjendet cili është hendeku.

Raportimi financiar kryhet në harkun kohor të një viti, ndërsa dokumentacioni duhet të ruhet për të paktën 10 vjet.

Veç raportimit, do të ketë edhe pasqyra financiare e individuale e çdo institucioni dhe më pas ajo e përbashkët (e cila quhet e konsoliduar). Afati ndryshon, pasi pasqyrat individuale dorëzohen brenda shkurtit, kurse të konsoliduarat deri më 30 prill.

I gjithë ky aktivitet do të organizohet e monitorohet nga Ministria e Financave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here