Google search engine
Home Politike Çfarë di Veliaj për qeverinë Rama?/ Kulla: Mesazhi i kryebashkiakut është i...

Çfarë di Veliaj për qeverinë Rama?/ Kulla: Mesazhi i kryebashkiakut është i qartë, “do t’i them”! Qeveria nuk do një tjetër ‘Arben Ahmetaj’ që të nxjerrë skandalet

0
3

Analisti Ilir Kulla, i ftuar në një emision televiziv komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kulla tha se kryebashkiaku i kryeqytetit jep mesazhin se çfarë di, unë do e them.

Sipas Kullës, qeveria nuk e do një tjetër “Arben Ahmetaj”, sepse nga fjalët e ish-zv kryeministrit, ka persona nga qeveria nën hetim apo në burg sot.

Ilir Kulla: Ata janë në kushte të pabarabarta dhe fiton ai që është më i fortë. Nuk ka pikëpyetje mbi faktin se kush fiton. Edi Rama nuk e komentoi Veliajn shumë, sepse e kupton që duhet të jetë i kujdesshëm. Erion Veliaj nuk ka çfarë të humbë. Ai që nuk ka çfarë të humbasë. I është rrëfyer edhe priftit (Toni Gogut). Veliaj jep mesazhin që çfarë di, unë do e them.

Veliaj çfarë do humbë? Ai pas 6 muajsh nuk do jetë kryetar bashkie, vetëm letra dhe lapsi i ka ngelur. Është problem, sepse sapo foli Arben Ahmetaj, ke persona në burg ose në hetim nga akuzat që ka bërë ish-zv kryeministri. Shumica nuk e do një tjetër ‘Arben Ahmetaj’. Erion Veliaj është tipi që nuk tërhiqet. Unë nuk mendoj që SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës, por ka pavarësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here