Google search engine
Home Sport Shkëlqimi dhe rënia e Arton Zekajt

Shkëlqimi dhe rënia e Arton Zekajt

0
19

Arton Zekaj konsiderohej një nga talentet më premtuese të futbollit serb. Kapiten me grupmoshat e Serbisë, i transferuar te Lila në moshën vetëm 18-vjeçare dhe më pas pjesë e përfaqësueses së Kosovës. I lindur më 16 prill 2000 në Suboticë, Zekaj u formua fillimisht në akademinë e Spartak Suboticës, përpara se të kalonte te Partizani i Beogradit. Aty shumë shpejt u bë një nga lojtarët më të vlerësuar të gjeneratës. Ai mbajti shiritin e kapitenit në disa prej grupmoshave të Serbisë, duke udhëhequr U15, U16 dhe U17.

Për një futbollist të ri, gjithçka dukej se po shkonte në drejtimin e duhur. Dhe në verën e vitit 2018 erdhi një tjetër hap i madh. Në moshën 18-vjeçare, Zekaj firmosi një kontratë trevjeçare me Lille, klub i Ligue 1 në Francë. Një transferim që dukej si trampolina ideale drejt futbollit të nivelit të lartë. Por në të njëjtën periudhë, Zekaj mori një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij ndërkombëtare. Edhe pse ishte rritur dhe kishte luajtur për përfaqësueset e moshave të Serbisë, ai zgjodhi Kosovën, në bazë të origjinës familjare. Në vitin 2019 iu bashkua Kosovës U21 dhe debutoi më 9 shtator të atij viti. Në total, Zekaj regjistroi pesë paraqitje me U21 e Kosovës, ndërsa në një prej ndeshjeve ndaj Shqipërisë mbajti edhe shiritin e kapitenit. Në nivel klubesh, megjithatë, karriera nuk mori hovin që shumëkush kishte parashikuar.

Te Lila, Zekaj arriti të luajë vetëm një ndeshje me ekipin e parë. Me Lille II pati 16 paraqitje përpara se të largohej nga klubi në vitin 2021. Pas Francës nisën vitet më të vështira. Zekaj vijoi karrierën në nivele më të ulëta, duke luajtur gjatë sezonit 2022–2023 për Tisa Adorjan në Serbi. Në sezonin 2024–2025 ai provoi një tjetër aventurë, këtë herë në Luksemburg me Sëift Hesperange. Aty pati një rol më të rëndësishëm, duke luajtur 15 ndeshje dhe duke shënuar një gol. Sot, Arton Zekaj është pa klub.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here