Google search engine
Home Kulture Studentët e Multimedias sjellin “Jo Tokë e Thjeshtë” në Galerinë FAB

Studentët e Multimedias sjellin “Jo Tokë e Thjeshtë” në Galerinë FAB

0
35

“Jo Tokë e Thjeshtë” me punime nga studentët e Atelierit të Multimedias ofron një përvojë të re artistike dhe u hap së fundmi në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve. Profesor Vladimir Myrtezai thotë se ekspozita “Jo Tokë e Thjeshtë” krijon hapësira lëvizëse dhe “fluturuese” që pasqyrojnë ndryshimet në realitete dhe qëndrime artistike përmes katër lëndëve. ““Jo Tokë e Thjeshtë” është veshja më e re konceptuale e ekspozitës së studentëve të Atelierit të Multimedias, një ekspozitë që ndërton hapësira lëvizëse e “fluturuese”, të krijuara përmes riformulimeve të realiteteve dhe qëndrimeve artistike.

Ajo zhvillohet mbi boshtin e katër lëndëve, që vënë në lëvizje motorrët e transformimit, dhe mënyrat se si studentët herë konvertojnë format dhe gjuhët e shprehjes, e herë i qëndrojnë besnik limiteve të pranuara të identitetit të tyre kulturor”, shprehet profesor Myrtezai. Sipas tij, ekspozita krijon një hapësirë artistike të pasur, ku larmia e mediumeve të përdorura nga studentët krijojnë një dialog të thellë dhe të shumëanshëm me shikuesin. “Akte eksperimentale, shumëllojshmëri mediumesh dhe qëndrimesh artistike lëvizin ajrin e hapësirës së Galerisë FAB, duke krijuar një ndarje tërheqëse, të ngjashme me harta referuese që dialogojnë me historinë e kaluar dhe bashkëkohore të artit sot.

Në këtë terren, studentët janë të lirë dhe herë thellësisht xhenuinë në dialogun që krijojnë me shikuesin; në një kaos që vendos rendin, në një melodi të shpërbërë nga shumë burime tingulli, ku shumësi ndërton diversitetin e shprehjes”, vijon profesor Vladimir Myrtezai. Ekspozita “Jo Tokë e Thjeshtë” nga 31 studentët e Atelierit të Multimedias do të vijojë deri më 30 prill në galerinë FAB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here