Google search engine
Home Politike Policia e Tiranës dërgon mbi 100 gjoba ndaj protestuesve në Gjykatën Administrative,...

Policia e Tiranës dërgon mbi 100 gjoba ndaj protestuesve në Gjykatën Administrative, kërkon urdhër ekzekutimi! Më pas dosjet kalojnë në Përmbarim

0
9

Policia e Tiranës i është drejtuar Gjykatës Administrative për lëshim urdhri ekzekutiv për gjobat e vendosura ndaj protestuesve që kanë qenë pjesë e tubimeve të dhunshme në kryeqytet.

Pasi protestuesit i kanë ankimuar gjobat në Polici dhe Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave i ka lënë në fuqi, dhe ende nuk është bërë pagesa vullnetare e masave administrative, Policia i është drejtuar Gjykatës Administrative për mbi 100 gjoba ndaj protestuesve, për të marrë urdhër ekzekutimi.

Qëllimi është që vendimi për gjobat të marrë ‘formë të prerë’, me qëllim që më pas të çohet në Përmbarim, i cili pritet të realizojë edhe ‘vjeljen’ e gjobës.

Në aktin Normativ të miratuar më 28 tetor, parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes, nga bllokimi i rrugës, fshehja e identitetit në protesta, deri te mosbindja ndaj urdhrit të policisë dhe je maskuar.

Ligji gjithashtu përcakton se kur policia ka dyshime për dhunë, mund të ndalojë tubimet për 72 orë në një perimetër të caktuar. Qeveria ka krijuar edhe regjistrin e posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme gjatë manifestimeve publike.

Masat erdhën pas protestave të dhunshme të zhvilluara gjatë muajit tetor në Tiranëm ku protestues të maskuar shkatërruan pronën publike e private dhe sulmuan institucionet dhe efektivët e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here