Google search engine
Home Sport Përzgjidhen më të mirët e javës së 12-të në Superiore

Përzgjidhen më të mirët e javës së 12-të në Superiore

0
14

Sipas informacionit të servirur në faqen zyrtare të federatës, Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 12-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, duke vlerësuar futbollistët që spikatën me paraqitjet e tyre në pesë ndeshjet e zhvilluara. Formacioni është përzgjedhur në skemën 1-3-4-3 dhe përfshin futbollistë nga gjashtë skuadra të kampionatit. AF Elbasani përfaqësohet me tre lojtarë, Skënderbeu, Vllaznia dhe Teuta me nga dy, ndërsa Tirana dhe Vora me nga një futbollist.

Në portë është përzgjedhur Igor Aleksovski (AF Elbasani). Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Bruno Lulaj (AF Elbasani), Georgios Lagonidis (Skënderbeu) dhe Erdenis Gurishta (Vllaznia). Mesfusha përbëhet nga Basilio Ndong (Tirana), Dejvid Janaqi (Skënderbeu), Sherif Kallaku (Teuta) dhe Henri Zuna (Vora). Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Atdhe Mazari (AF Elbasani), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Pedro Martelo (Teuta). Ndërkohë, vlerësimi si trajneri më i mirë i javës së 12-të i është dhënë Glen Dajës, teknikut të AF Elbasanit, pas fitores 1-0 ndaj Dinamo Sitit. Ndërkohë, sfida e javës së13 të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Skënderbeut nuk do të luhet në datën 28 nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të ndryshojë ditën e zhvillimit të kësaj ndeshjeje për shkak të protestës që do të mbahet në atë datë duke e përafruar këtë përballje një ditë më parë, pra të premten e 27 nëntorit.

Përmes një komunikate për shtyp, qeveria e futbollit shqiptar bëri të ditur se ndryshimi i datës së zhvillimit të kësaj sfide është bërë me kërkesë të Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie. Kujtojmë se pas 12 javëve kampionat, Tirana pozicionohet në vendin e 6 në klasifikimin e Superiores me 16 pikë, ndërsa Skënderbeu është 3 shkallë më lart me vetëm 1 pikë më shumë se bardheblutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here