Google search engine
Home Aktualitet Pas reshjeve intensive në veri, hapet porta e shkarkimit në Koman

Pas reshjeve intensive në veri, hapet porta e shkarkimit në Koman

0
12

Pas reshjeve intensive që përfshinë veriun e vendit mbrëmjen e 19 nëntorit, është hapur njëra nga portat e shkarkimit të ujit në Hidrocentralin e Komanit.

Prurjet nga lumenjtë që furnizojnë Komanin kanë sjellë edhe aluvione të shumta, ndaj edhe u hap porta e digës.

Hapja e njërës prej portave të Komanit është bërë për qarkullimin e inerteve, në mënyrë që të mos bien në fund të liqenit.

Pra, Komani nuk është në nivele të larta dhe hapja e digës deri në këto momente nuk përbën rrezik për përmbytje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here