Google search engine
Home Aktualitet Në shenjë proteste ndaj paketës fiskale/ Nesër “paralizohet” përkohësisht Tirana

Në shenjë proteste ndaj paketës fiskale/ Nesër “paralizohet” përkohësisht Tirana

0
11

Ditën e nesërme do të ketë një “paralizim” të përkohshëm në Tiranë.

Përmes një kërkese, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban bëjnë me dije se lëvizja e urbanëve do të nis në orën 08:00. Përpara këtij orari, nuk do të ketë asnjë urban në qarkullim. Ky vendim do të ndikoj drejt për drejt në jetën e përditshme të qytetarëve, të cilët e përdorin transportin publik për të shkuar në shkollë e punë.

Sipas shoqatave, ky vendim është marrë si masë për të mos u rritur TVSH nga 20 në 21%, e cila pritet që të votohet nesër në Parlament në kuadër të paketës fiskale.

Shoqatat theksojnë se rritja e TVSH-së do të përkthehet në rritje të çmimit të biletër, që do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.

“Në prag të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, më 26 nëntor 2026 ku është parashikuar votimi i Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit të Shtetit për vitin 2027, Shoqata Kombëtare e Transportit Urban dhe Interurban përsërisin kërkesat e tyre për mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe garantimin e një shërbimi publik të përballueshëm.

Rritja e propozuar e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% sjell rritjen e çmimit të biletës për qytetarët, në transportin publik.

Për këtë arsye, njoftojmë se nesër, ditën e enjte, më 26 nëntor 2026, shërbimi i transportit publik në të gjitha qytetet e vendit, do të nisë funksionimin në orën 08:00. Deri në këtë orë, shërbimi nuk do të ofrohet.

Qëllimi ynë është të shmangim rritjen e çmimit të biletës dhe transferimin e barrës shtesë fiskale tek qytetarët. Transporti publik është një nevojë e përditshme për aksesin në punë, arsim, shëndetësi si dhe shërbime të tjera thelbësore”, thuhet në kërkesën e bërë publike për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here