Liverpuli është i kënaqur me Ronald Araujos dhe dëshiron ta mbajë mbrojtësin uruguaian edhe pas përfundimit të huazimit. Por klubi anglez nuk paguan 55 mln euro, aq sa është vlera e opsionit të blerjes të përfshirë në marrëveshjen me Barcelonën.
Sipas raportimeve të “Sport”, drejtuesit e Liverpulit synojnë të negociojnë një çmim dukshëm më të ulët, madje afër gjysmës së shumës së përcaktuar fillimisht. Klubi nga “Anfield” planifikon që bisedimet me Barcelonën t’i zhvillojë në fund të sezonit, duke shpresuar të përfitojë nga paga e lartë e lojtarit.
Liverpuli beson se mund të krijojë kushte më të favorshme për transferimin përfundimtar të 27-vjeçarit, i cili është përshtatur mirë në Premier League dhe ka fituar besimin e stafit. Barcelona duhet të vendosë nëse do të pranojë një ofertë më të ulët apo do ta rikthejë Araujon.








































