I dënuar në Shqipëri dhe Itali për ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’, sekuestrohen pasuritë e narkotrafikantit të njohur

0
59

Pasuritë e një shtetasi të dënuar në Shqipëri dhe Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike” janë sekuetruar këtë të mërkurë nga policia e Durrësit.

Pasuritë e sekuestruara përfshijne një banesë private, një local, sipërfaqe të konsiderueshme toke në Durrës dhe një garazh makine.

Shtetasi me iniciale S.Gj., rezulton i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik droge.

Gjithashtu rezulton Gjykata e Milanos në Itali, e ka dënuar shtetasin S.Gj, me 24 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndeve narkotike” dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e shtetasit S.Gj. në Itali.

Për këto arsye, në zbatim të nenit 274 e vijues të Kodit Procedurës Penale, Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë:

Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;

Lokal “Njësi” me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;

Tokë “Arë” me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njësia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;

Tokë “Arë” me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; dhe

Tokë “Arë” me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here