Google search engine
Home Kronike Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko

0
24

Ish-kreu i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi për falsifikim të dyshuar të dokumenteve të pronësisë në zonën e Semanit.

Sipas të dhënave paraprake, Shehu dhe Hasko kanë qenë prej disa muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Hetimet lidhen me dyshime për falsifikim dokumentesh që kanë të bëjnë me pronat në Seman. Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here