Marshimit pro-rus, Ukraina i jep goditjen e fortë Serbisë, ja vendimi urgjent i Zelenskyt ndaj Vuçiç

0
51

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka publikuar në rrjete sociale videon e marshimit pro-rus në Serbi në dy vjetorin e agresionit kundër Ukrainës. Tubimi u zhvillua nën thirrjet “Rroftë Serbia, Rroftë Rusia”, “Rroftë Putini”, “Rroftë Lukashenko”. Gjithashtu u mbajt një flamur me shkronjën Z, një simbol i pushtimit rus të Ukrainës. Në tubim nuk kanë munguar edhe thirrjet: “Nuk do ta japim Kosovën” dhe “Jo dorëzim dhe shitje”.

Ne postimin që shoqëron videon Zelensky thotë se në përgjigje të kësaj, Ukraina do të bllokojë furnizimin me drithë në këtë vend.

Disa qindra të djathtë pro-rusë u mblodhën në Beograd të shtunën, duke kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe duke përshëndetur përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës.

Tubimi i quajtur “Jo dorëzim i Kosovës” është mbajtur në përvjetorin e dytë të agresionit rus kundër Ukrainës. Organizata e paregjistruar ultra e djathtë “Narodna Patrola” bëri thirrje për tubim.

Kjo organizatë ka kaluar nga politika kundër emigrantëve dhe lidhjet me paraushtarakët rusë në dyshimet për përmbysjen e rendit kushtetues në protestën në Beograd.

Udhëheqësi i “Patrullës Popullore”, Damjan Knezheviç, tha se tubimi i dërgon botës një imazh se “është mirëpritur dyvjetori i operacionit special ushtarak rus” në Beograd.

Autoritetet ruse e quajnë pushtimin e Ukrainës një operacion special ushtarak.

“Ne nuk do ta çlirojmë Kosovën pa rusët dhe as rusët pa ne”, tha Knezheviç.

Tubimi u mbajt te monumenti i Carit rus Nikolla, i cili ndodhet përballë Presidencës së Serbisë, ku ndodhet zyra e Presidentit të Serbisë.

Në tubim u mbështet edhe lëvizja Dveri. Kjo lëvizje njoftoi më 23 shkurt se përkrah tubimin për mbijetesën e serbëve në Kosovë. Në zgjedhjet e dhjetorit, Dveri nuk e kaloi pragun e kërkuar për hyrje në Kuvendin e Serbisë.

Serbia iu bashkua rezolutës së Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin e Rusisë në Ukrainë, por autoritetet në Serbi refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë. Si shpjegim, ata përmendin lidhjet tradicionale ruso-serbe dhe interesat ekonomike.

Më 20 shkurt, presidenti serb Aleksandar Vuçiç i tha agjencisë ruse të lajmeve TASS se ka presion të madh nga Perëndimi ndaj Beogradit për të vendosur një embargo ndaj Rusisë.

“Ne do të mundohemi të mbrojmë pozicionin tonë sa më gjatë që të jetë e mundur. Këtë e bëjmë për dy vjet dhe shpresoj se do të mund të vazhdojmë kështu”, tha Vuçiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here