Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm në një komunikatë për mediat së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, për të folur për protestën.
Sipas kreut të qeverisë, qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit, ndërsa pranon se ka një sërë problematikash që duhen adresuar.
Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria po kontakton vazhdimisht me Italinë e Francën, që gjithashtu janë përfshirë nga trazirat dhe sot janë në gatishmëri.
“Jam sot me ministrin e Brendshëm i cili dje ishte në një vizitë për ndarë së bashku me përfaqësues të tjerë të vendeve europiane eksperiencën dhe për të koordinuar punën në Itali e Francë, jemi në kontakt të vazhdueshëm, flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verber e ndërkohë ne kemi edhe një sërë specifikash që I ndjekim me shumë kujdes.
Së bashku me të dyja këto vende jemi në kontakt të vazhdueshëm duke qenë se njëkohësisht në të tria vendet tona flama e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër dhe ndërkohë kemi një sërë specifikash që i ndjekim me shumë kujdes.
Qëllimi është shumë i qartë destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë duke na kthyer pas në të shkuarën. Natyrisht që pas atyre personave, qëndorjnë krimi i organizuar dhe duar të huaja.
Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që të gjithë do t’i bënte të reflektonin dhe relativizimi i mëtejshëm i dhunës gjithnjë në emër të studentëve.
Këtu nuk ka asnjë moment tjetër transformues përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim, të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të tëra legjitime dhe dhunës, gjuhës së gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve e kërcënimeve që nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duam një të nesërme të sigurtë”,tha Rama.







































